Kryebashkiaku i provincës La Mar, në rajonin peruan Ayacucho, dhe gruaja e tij u vranë në një sulm të armatosur.
Kryebashkiaku i provincës peruane dhe gruaja e tij u vranë në sulm teksa po kalonin nëpër një luginë në Ayacucho, raportuan mediat lokale.
Kryetari dhe gruaja e tij morën pjesë në ceremoninë e hapjes së një dyqani lokal, kurse gjatë kthimit hasën në pritën e sulmuesve të armatosur. Dy persona të tjerë u plagosën nga sulmi.
Presidenti peruan Pedro Castillo dënoi sulmin dhe i shprehu ngushëllime familjes.
Hetimet për ngjarjen janë në vijim e sipër.
