Gjatë fjalës së tij për gazetarët, Berisha tha se afro 44 mijë anëtarë kanë marrë pjesë në Referendumin e sotëm të thirrur prej tij, për shkarkimin e Lulzim Bashës.

“Një përshëndetje të përzemërt ju që jeni këtu, dhe mbarë demokratëve shqiptarë, të cilët firmosën sot në 18 Dhjetor, në një akt madhor, të lirisë së pluralizmit politik. Dua të përulem para 44 mijë demokratëve, që sot vendosën me votën e tyre, në mënyrë plebishitare largimin e peng Bashës, largimin e Lul Bravës, nga drejtimi përfundimtar i forcës politike.

Është ndëshkimi më i merituar për një person që detyrën e kreut të opozitës e shfrytëzon për pazare personale, dhe e trajton PD-në si pronë të tij”, tha mes të tjerave Berisha.

Fjala e plotë nga Berisha: Përshëndetje për ata që formosën referndumin e parë të thirrur nga një forcë politike në historinë e Shqipërisë por mundet edhe me gjerë edhe në Europë dhe më tej mbase.

Dua të përulem para 44 mijë demorkatëve që frimosën largimin e denjë të Lul Bravës nga drejtimi përfundimtar i forcës politike, ky është ndëshkimi më i merituar që një operson i pandenjë për detyrën, një person që detyrën më të lartë e shfrytëzon për pazare personale dhe trajton PD-në si një pronë të tij. Ky votim shkruan historinë në revolucionin demokratik.

Nuk ka forcë në botë që e ndal këtë revolucion. Jemi dëshmitarë të përpjekjeve të antishtetit kundër këtij akti madhor. Mjafton të ju kujtoj juve paraqitjen me orë të tëra nëpër studion televizive. Por asgjë nuk mund të ndalë njerëzit e lirë në realizimin e qëllimeve të tyre.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re