Përurohet në Tiranë Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave, e cila synon koordinimin dhe komunikimin e strukturave të Sistemit të Mbrojtjes Civile.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISË TIRANË

“Sherri i famshëm me policët e bashkisë dhe punëtorët, i para një viti, ndodhi këtu, jo në një zyrë partie. Dua ta kaloj me humor atë incident, pasi tani e patë se këto nuk ishin zyra partie, por zyra e emergjencave civile”.

 

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehu mirënjohjen e shqiptarëve për angazhimin e Italisë në situata kritike si ajo e tërmetit të vitit 2019 dhe ajo e COVID- 19.

 

NIKO PELESHI

MINISTËR I MBROJTJES

“Ambicia jonë është e madhe, së bashku me Bashkinë e Tiranës, ne jemi përkrah në këtë hap të parë që do të shoqërohet më tej nga një program shumë më i madh prej 30 mln euro, në kuadër të një ndihme prej 95 mln euro, dhe këtu Italia ka rolin e liderit. Pra, kemi bërë hapin e parë për të shkuar drejt një sistemi vërtetë modern, bashkëkohor, të mbrojtjes civile, për t’iu përgjigjur në kohë, krah për krah me bashkitë, që janë në frontin e parë me emergjencat civile, çdo lloj fatkeqësie natyrore e për të mbrojtur qytetarët tanë.”

 

Të pranishëm në inaugurimin e kësaj qendre ishin edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabrizio Buçi, Drejtori i Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim Luca Maestripieri si dhe presidenti i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re