Sot (10 tetor) u zhvillua ceremonia për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

I pranishëm në këtë përurim ishte presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe bashkëshortja e tij. Gjithashu i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij u shpreh duke thënë se kjo foltore tashmë është trashëgimi e një populli të tërë.

“Fort i nderuar dhe shumë i shtrenjti miku im, presidenti Erdoğan!

Shumë e nderuara zonja Erdoğan!

Fort të nderuar klerikë, të dashur miq dhe fort të respektuar besimtarë!

Ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli të adhurimit të krijuesit të botëve, kaq i shumëpritur nga komuniteti mysliman në rrjedhën e viteve për aq shumë arsye.

Kjo faltore që frymon nga një besim universal, xhamia e madhe e Namazgjasë është tanimë trashëgimia e një populli të tërë, e cila mëshiron atë çka Profeti, paqja e Zotit qoftë mbi të ka thënë për veten: “unë jam lutja e Ibrahimit, sihariqi i saj dhe ëndrra e nënës time”.

Ky sihariq i veçantë i përurimit të saj, frut i lutjeve dhe përpjekjeve të bashkëkombëseve tanë të besimit islam dhe i dashamirësisë së vëllezërve të tyre bashkëbesimtarë nga Turqia të cilët i falënderoj me mirënjohje më çon pas në 14 nëntor të vitit 2014, 10 vite më parë kur fillesën e kësaj pune të bekuar në shërbim të komunitetit mysliman shqiptar e pata quajtur si çlirimi i Namazgjasë.

Nuk e harroj dot se sa vullnet i mirë u desh për ta pastruar truallin e Namazgjasë të kthyer në një shesh pazari të imponuar mbi hapësirën e lutjeve, shpresës dhe nevojës së besimtarëve myslimanë për ta pasur atë dhe ata tempullin e tyre qendror në kryeqytetin e Shqipërisë, njësoj si bashkëkombësit dhe vëllezërit e tyre te besimit katolik, ortodoks apo bektashinj.

Ka qenë për mua qysh në krye të herës çështje nderi dhe peshë e detyrës që xhamia e madhe të hynte e pastër në vendin tonë të besimeve të ndryshme si një objekt i gjatë munguar kulti në këtë vend ku tempujt mishërojnë dhe dëshmojnë lirinë dhe harmoninë fetare ndërsa njerëzit bashkëjetojnë siç e patën thënë për koincidencë atë vit Papa Francesku gjatë vizitës së tij në Shqipëri, “jo në harmoni, por në vëllazëri fetare”.

Dhe ja sot pas plot 10 vitesh nga ajo pikënisje xhamia e madhe hyn në sofrën e kësaj vëllazërie kaq mirëfilli shqiptare si ilustrim i shumëçkaje të lidhur me besimin dhe ndërto dhe të një ajeti prej 6 sureve të para të Kuranit që me mjeshtërinë prej dijetari dhe me dashurinë prej atdhetari të pa epur na i dhuroi në gjuhën tonë një hafiz i madh dhe një ndër artizanet e pavarësisë sonë kombëtaret tiranasi Haxhi Hafiz Ibrahim Dalliu, autori i ajkës së kuptimeve të Kuran Kerimit.”, tha Rama.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re