Zakonisht njerëzit mbajnë lule në shtëpi për ta pasuruar dhe dekoruar hapësirën. Mirëpo, duhet të dini se lloje të caktuara të bimëve e përmirësojnë rrjedhën e energjisë në shtëpi, pastrojnë ajrin dhe krijojnë një ndjenjë të lumturisë, mirëqenies, paqes dhe relaksimit.
Më poshtë i keni disa bimë të cilat do t’ju ndihmojnë të promovoni energji pozitive në shtëpi, ta përmirësoni shëndetin, reduktoni stresin dhe të përjetoni momente të gëzuara.

Borziloku i shenjtë
Kjo lule është shumë e rëndësishme sepse liron oksigjen 20 orë në ditë dhe i absorbon gazrat e rrezikshëm nga ambienti. Veç kësaj, lulja e pastron ajron dhe tërheq vibrime pozitive.
Borziloku i shenjtë përmban edhe veti antikërpudhore, antibakteriali dhe antipezmatuese, si dhe vepron si antioksidant i fuqishëm.
Lulen duhet ta rritni në diellin e plotë, të vendosur në veri, lindje apo zonën veri-lindore të shtëpisë për t’i gëzuar efektet e saja shëruese.

Rozmarina
Lulja rozmarinë promovon mirëqenie mendore dhe fizike sepse e pastron shtëpinë nga toksina e dëmshme. Rozmarina preferohet të vendoset në dhomën kryesore sepse aroma e saj ka aftësinë t’ua përmirësojë disponimin dhe ta trajtojë pagjumësinë, lodhjen, shqetësimin, si dhe ta përmirësojë kujtesën.
Rriteni në një vend ku ndriçon dielli më së shumti, por mos e ujitni shumë shpesh.

Aloe Vera
Siç e dini të gjithë, Aloe Vera ka veti të shumta shëruese, por përveç tyre, ajo sjell edhe energji pozitive dhe i shkatërron atmosferët e këqija në shtëpi. Mbajeni në dritë indirekte të diellit ose në dritë artificiale, si dhe ujiteni çdo ditë.

Jasemini
Jasemini ka një erë atraktive që ndërton romancë, i përmirëson lidhjet, prodhon energji pozitive dhe e liron stresin./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re