Policia kufitare e Serbisë ka vënë në pranga tre kosovarë në pikëkalimin Batrovci, në dalje në drejtim të Kroacisë, pasi u ka gjetur 43 kilogramë marihuanë, raportojnë mediat serbe.

Në njoftimin e policisë theksohet se droga u gjet në autobus dhe ajo ishte e fshehur nën hapësirën për bagazh, në 10 pako, me peshë të përgjithshme 42 kg e 800 gramë.

Policia ka arrestuar shoferin e autobusit S.M (30), I.M (63) dhe A.F (60), të cilëve u është shqiptuar masa a ndalimit për 48 orë, ndërsa përveç kallëzimit penal ata do të dërgohen para Prokurorisë Publike në Sremska Mitrovicë, me dyshimin se kanë kryer vepër penale të prodhimit dhe të vënies në qarkullim pa autorizim të lëndëve narkotike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re