Bota po përballet me temperatura ekstreme këtë verë, teksa shumë vende vuajnë nga ndryshimet klimatike dhe rritjen e temperaturave. Kushtet atmosferike në Tunizi kanë shënuar rekord, ku temperaturat janë rritu me 6-10 gradë më shumë se zakonisht, duke bërë që termometri të shënojë deri në 50 gradë Celsius.

 

Situata e krijuar ka sjellë dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë duke vështirësuar jetesën e qytetarëve.

 

Nga ana tjetër, në lagjet e varfra, të cilët shpesh nuk kanë kondicionerë në shtëpitë e tyre, banorët flenë në çadra në plazhe gjatë natës.

Ndërkohë, zjarre të mëdha pyjore po shpërthejnë në Algjeri dhe Tunizi. Në Algjeri, 15 persona humbën jetën dhe 26 të tjerë u plagosën nga zjarret që shpërthyen në tokat pyjore, shkurre dhe të mbjella në zona të ndryshme gjatë natës nga e diela deri të hënën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re