Në përvjetorin e radhës së tragjedisë së 21 janarit, me katër protestues të vrarë në një protest opozitare në 2011-ën, u shfaq Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit, e cila tha nuk e ka humbur ende shpresën te drejtësia.

“Shumë të vështira kanë qenë, vitet kalojnë, dhimbja nuk lehtësohet. Bëhet edhe më e vështirë. Se ne rritemi edhe kuptojmë akoma më shumë se çfarë është mungesa e babait. Unë besoj tek drejtësia morale”, u shpreh ajo në një prononcim për gazetarët, duke shtuar se “nuk do të heq dorë së besuari, do përpiqem gjithmonë t’i shkojë deri në fund me aq mundësi sa do kem”.

“Unë gjithmonë do kërkoj drejtësi, unë besoj te drejtësia. Kryeministri ka qenë gjithmonë me ne, na ka mbështetur. Rasti i babit tim është pak më i vështirë për ta marrë SPAK, por ne do i shkojmë deri në fund me përpjekjet tona. Duam drejtësi. Besojmë tek drejtësia morale, që s’do rreshtim së besuari”, tha e bija e Ziver Veizit, portreti i së cilës do ishte një prej pamjeve të trishta të post 21 janarit. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re