Duke folur në një aktivitet në kuadër të 19-vjetorit të themelimit të AK Parti, forcës politike me të cilën morri pushtetin dhe që vijon të qeverisë Turqinë, presidenti Erdogan tha ajo u formua si rezultat i aspiratave dhe kërkesave të popullit turk.

Erdogan tha se data e themelimit të AK e kishte ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve jo vetëm në Turqi, por shumë më gjerësisht.

Ai theksoi se AK Parti ka punuar shumë që nga themelimi për të pasur mbështetjen e popullit turk, lutjet e të gjithë muslimanëve në botë dhe mbështetjen e të tjerëve, dhe, siç tha ai, i njëjti drejtim po ndiqet edhe sot.

Duke folur për përparimin që ka bërë Turqia gjatë sundimit të kësaj partie, ai tha se deri në fund të vitit 2022, makina e parë turke do jetë gati për rrugët e botës.

“Vendi ynë do të bëhet një nga udhëheqësit në botë kur bëhet fjalë për prodhimin e automjeteve elektrike”, tha Erdogan.

Ai vuri në dukje se pas përpjekjeve të mëdha që ata kanë bërë në fushën e ekonomisë, sot çdo qytet në Turqi ka një zonë të organizuar industriale që kontribuon në përparimin ekonomik të të gjithë vendit.

Ai përsëriti gjithashtu se Turqia nuk planifikon të marrë hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), siç dëshirojnë disa.

“Partia kryesore e opozitës po na thotë ‘huazoni nga FMN’. Kjo është mënyra juaj e punës. Ne nuk po punojmë në këtë mënyrë”, tha Erdogan.

Ai gjithashtu preku zhvillimet e fundit në Mesdheun lindor, duke vënë në dukje se vendi i tij po mbron vetëm të drejtat e saj në zonë.

“Ne u themi atyre: ‘mos guxoni të sulmoni anijen tonë Oruc Reis. Nëse sulmoni, do të paguani një çmim të lartë’. Dhe ata morën përgjigjen e parë sot,” shtoi Erdogan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re