Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e mbajtur në Kavajë, në kuadër të 34 vjetorit të demonstratës së parë antikomuniste.

Bardhi shprehet në një reagim në rrjetet sociale se sot Shqipëria po kalon momente të vështira dhe të ngjashme me atë për të cilën u ngritën të parët qytetarët e Kavajës.

Ndër të tjera, Bardhi u ka bërë thirrje qytetarëve të bëhen bashkë e të mospajtohen me padrejtësinë dhe keqqeverisjen dhe të sjellin ndryshimin njëlloj si 34 vjet më parë.

Reagimi i plotë:

Më 26 mars 1990, në Kavajë u zhvillua demonstrata e parë antikomuniste në sheshet dhe rrugët e një qyteti që nuk i nënshtrohet kurrë padrejtësive. Leksionin e asaj dite e kanë dhënë sa herë Shqipëria ka patur nevojë. Liria dhe guximi i bashkëqytetarët e mi është shenjuar në histori si vlerë që do të trashëgohet brez pas brezi. Krenar për gurët e parë që ky qytet ka vendosur në monumentin e demokracisë 34 vjeçare të Shqipërisë.

Shqipëria po kalon momente të vështira dhe të ngjashme me atë për të cilën u ngritën të parët qytetarët e Kavajës. Është koha që qytetarët e ndershëm në gjithë Shqipërinë, të bëhen bashkë, të mospajtohen me padrejtësinë dhe keqqeverisjen 11 vjeçare të Edi Ramës dhe të sjellin ndryshimin njëlloj si 34 vjet më parë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re