Shqipëria nuk lejon të hyjë në Shqipëri Babis Karathanos. Në rrjetet sociale kreu i Shoqatave të Pakicave Greke në Shqipëri, Babis Karathanos, ka publikuar nje koment shoqeruar edhe me nje foto ku tregon se atij i është ndaluar hyrrja ne Shqipëri.

“Dokumenti i fotografisë thotë se nuk më lejohet të hyj në Shqipëri sepse dokumentet e udhëtimit nuk janë në rregull.

Pas disa orësh të shpenzuar në kufirin e Greqisë me Shqipërinë duke u përpjekur për të arritur në Vularat për të marrë pjesë në memorialin e Kostandin Kacifas, ata më dhanë këtë dokument dhe më ndaluan të hyj në Shqipëri. Sigurisht, me këto dokumente të njëjta udhëtimi që shpesh udhëtoj në Evropë. Por jo në Shqipëri. Kryeministri i këtij vendi që ndalon qytetarët grekë të kalojnë në territorin e saj me justifikime qesharake, uroj të kem një takim me Kryeministrin grek. Ai gjithashtu dëshiron që vendi i tij të bashkohet me familjen europiane. Ndërkohë në bazë të përditshme, po terrorizon pakicën kombëtare greke të Epirit të Veriut. Por le të dijë se grekët nuk luftojnë grekët dhe terrorizmi i tij nuk do të kalojë”, ka thënë Karathanos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re