Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në kuadër të 100- vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shpërndarë një urim në Twitter.

 

Ambasadorja Kim shprehet ndër të tjera, se edhe në ditët e errëta të diktaturës, shqiptarët trima e mbajtën flakën ndezur.

 

“Më 28 korrik 1922, SHBA dhe Shqipëria vendosën marrëdhënie diplomatike. Atë ditë u ndez një pishtar. Edhe në ditët e errëta të diktaturës, shqiptarët trima e mbajtën flakën ndezur. Sot, ai pishtar digjet më i ndritshëm se kurrë. Le të na ndriçojë rrugën përpara, së bashku, për 100 vitet e ardhshme! Mezi pres t’u bashkohemi miqve shqiptarë për evente speciale në Tiranë (përfshirë koncertin sonte në Sheshin Skënderbej) dhe të ndajmë mesazhe speciale nga miqtë amerikanë në Uashington dhe Dallas (qëndroni!). Gëzuar edhe 100!”, përfundon ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re