Skip to content

Përvjetori i masakrës së Reçakut, deputeti i PD: Ky akt i tmerrshëm, pjesë e gjenocidit Serb ndaj popullatës civile të Kosovë do të mbetet shenjë e paharrueshme…

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për përvjetorin e masakrës së Reçakut ku u vranë  45 persona të pafajshëm.

Alizoti shkruan se ky akt i tmerrshëm, pjesë e gjenocidit serb ndaj popullatës së Kosovës, do të mbetet një shenjë e paharrueshme e brutalitetit dhe dhunës.

Ai shton se kujtimi për viktimat e kësaj masakre dhe përpjekjet e tyre për liri do të jenë gjallë gjithmonë në zemrat tona.

Reagimi i plotë:

Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, sot në përvjetorin e masakrës së Reçakut, ndjej një dhimbje të thellë dhe ngushëllime për të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi.

Ky akt i tmerrshëm, pjesë e genocidit Serb ndaj popullatës civile të Kosovës, do të mbetet një shenjë e paharrueshme e brutalitetit dhe dhunës.

Kujtimi për viktimat e kësaj masakre dhe përpjekjet e tyre për liri do të jenë gjithmonë të gjallë në zemrat tona. Le të kujtojmë me nderim të rënët dhe të punojmë për një të ardhme!

 

“”