Kanë kaluar 27 vite nga masakra në Urën Vajgurore ku u vranë nga bandat kriminale brenda autoblindit të policisë katër efektivë Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj.

Viktimat e masakrës janë përkujtuar nga drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe familjarë të tyre.

Ata nderuan dhe vendosën buqeta lulesh në memorialin e ngritur për nder të efektivëve Miltiadh Koçi, 32 vjeç, nga fshati Kondezbaltë, Arjan Shemuni, 26 vjeç, nga fshati Malas-Breg, Asllan Selami, nga fshati Mbolan, dhe Ilia Bano, nga fshati Veleshnjë.

“27 vite më parë, me shpirtin e tyre të sakrificës dhe vetëmohimit, ata nuk kursyen as gjënë e tyre më të shtrenjtë,jetën,për të garantuar respektimin e ligjit dhe sigurisë qytetare. Ne jemi mbledhur sot këtu pët të nderuar kujtimin e tyre dhe për tu qëndruar pranë familjarëve. Ne nderojmë sot këta Dëshmorë të Atdheut,që me plot kurajo e guxim,u përballën me botën e errët të krimit,për një Shqipëri më të mirë”, tha Zv/drejtori policisë së Beratit, Luan Mema.

Data 17 qershor ishte ditë fushate elektorale kur ndodhi dhe masakra. Përplasja e armatosur në Urën Vajgurore ka filluar në orën 11:55 të paradites. Atë ditë në këtë qytezë ishin Fatos Nano, asokohe kryetar i PS, i shoqëruar nga Skënder Gjinushi, ndërsa në komunën Poshnjë përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo.

Pas mbarimit të dy mitingjeve, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo e Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit, si dhe anëtarë e simpatizantë të tjerë të kësaj partie.

Në kthimin e eskortës së policisë, pikërisht në Urën Vajgurore, persona të armatosur dhe me maska sulmuan me armë të rënda antitank autoblindën e policisë, ku për pasojë dy prej policëve, Milto Koçi dhe Arjan Shemani, u dogjën brenda tankut. Dy të tjerët, Asllan Selami dhe Ilia Bano, u vranë sapo dolën nga flakët e blindës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re