Një nga tifogrupet më të mëdhenj të kombëtares shqiptare, Tifozat “Kuq e Zi” festojnë të shtunën 20-vjetorin e themelimit.

Mësoje se festa do të organizohet në Sheshin “Skënberbej” dhe do të jetë madhështore, këtë e konfirmon edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj përmes një videomesazhi, ku fton qytetarët t’i bashkohen kësaj feste, e cila po ashtu përkon edhe me kualifikimin e kombëtares në Euro 2024.

“Përshëndetje! Jemi në Bashkinë e Tiranës me grupin organizator të tifozëve kuqezi, që siç kemi festuar për sukseset e Kombëtares, kanë edhe ata një histori suksesi 20 vite klubi më intensiv, më entuziast, edhe më mbështetës i Kombëtares sonë. Por përpara se të fillojnë festat, Krishtlindje dhe Viti i Ri, kanë një megafestë nesër, ditën e shtunë, në orës 6 pasdite në sheshin “Skënderbej”, ku kemi dhe disa surpriza me kostume, me këngë, me valle”, thekson kryebashkiaku Veliaj.

Do të ketë shumë të ftuar special, ku mes tyre do të jetë edhe Ilir Shaqiri. Madje ky i fundit vjen me një këngë enkas dedikuar tifozëve KUQ E Zi, ndërsa titullohet: “Përjetësisht me ty Shqipëri”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re