Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ka përkujtuar në përvjetorin e vdekjes së tij, ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, duke vlerësuar personalitetin dhe kontributin e tij në Kosovë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Nikolla e ka cilësuar Rugovën si një mendje e ndritur dhe një politikan vizionar, i cili iu kushtua si rrallëkush lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Ibrahim Rugova iu kushtua si rrallëkush lirisë, pavarësisë së Kosovës, paqes, vlerave dhe institucioneve demokratike, duke krijuar një model udhëheqësi që inspiron me kulturën, vizionin dhe shërbimin e tij për kombin”, shkruan Nikolla.

Reagimi i plotë

Ibrahim Rugova, një mendje e ndritur, dijetar i shquar,  intelektual kalibri, patriot i madh, politikan vizionar, kujtohet sot dhe do të vijojë të kujtohet nga brezat në Kosovë, Shqipëri dhe të gjitha viset shqiptare.

Si bashkëthemelues dhe udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ideator i luftës popullore dhe rezistencës paqësore për lirinë e Kosovës, Presidenti i parë i Kosovës, partner i besueshëm dhe dinjitoz i partnerëve euroatlantikë të Kosovës dhe kombit shqiptar.

Ibrahim Rugova iu kushtua si rrallëkush lirisë, pavarësisë së Kosovës, paqes, vlerave dhe institucioneve demokratike, duke krijuar një model udhëheqësi që inspiron me kulturën, vizionin dhe shërbimin e tij për kombin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re