Skip to content

Përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, Kreu i PL: Mirënjohje të përjetshme! Guximi i tij, frymëzim për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar Azem Hajdarin, në 25 vjetorin e vrasjes së tij, ndërsa e ka cilësuar si “Liderin e ‘Lëvizjes Studentore’”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta shprehet se Azem Hajdari, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë, ndërsa shton se “lidershipi dhe guximi i Tij frymëzojnë në çdo kohë përpjekjet për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë”

Reagimi i Metës

Mirënjohje të përjetshme për Liderin e “Lëvizjes Studentore” Azem Hajdari, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.

Lidershipi dhe guximi i Tij frymëzojnë në çdo kohë përpjekjet për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë! ✌🏻🇦🇱

“”