Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka kujtuar dje përvjetorin e vrasjes së ikonës së drejtësisë italiane dhe jo vetëm, Giovanni Falcone.

Gjykatësi, magjistrati, heroi anti-mafia italian Giovanni Falcone u vra më 23 maj 1992, në atë që njihet si masakra e Capaci-t, ku vetura me të cilën po udhëtonte me gruan dhe tri truprojat personale e tij, përmbante gjysmë toni eksploziv.

Që nga ai moment Falcone është simboli italian i luftës ndaj mafias, së bashku me mikun dhe kolegun e tij Paolo Borsellino, i cili po ashtu pas disa muajsh u vra nga mafia.

Spahiu ka publikuar një thënie të Falcone-s, e cila vjen si një mesazh i fuqishëm në çdo kohë.

Postimi i plotë i Spahiut:

“Suksesi i mafiozve vjen ngaqë ata shihen nga shoqëria si model suksesi. Drejtësia s’mund triumfoj mbi ta, derisa një pjesë e tyre ende votohen nga populli”

(Giovanni Falcone) 23 Maj 1992

Sot në përvjetorin e vrasjes së ikonës drejtësisë penale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re