Me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris janë mbledhur me ftesë të presidentit Macron më shumë se 70 kryetarë shtetesh e qeverish nga e gjitha bota. Ndodhen aty liderë të vendeve që dolën fitues, por dhe të atyre që humbën.

Nga këto të fundit, janë Merkel dhe Erdogan, pasi fundi i luftës shuajti Perandorinë Gjermanike e atë Osmane.

Ndërkohë, ka një emër që e ka refuzuar ftesën e Macronit. Ky është Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

Ai tha se e refuzoi ftesën, sepse do të ndiqte festimin e përvjetorit në Poloninë e tij.

Në vitin 1914, Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë, duke filluar kështu dhe Luftën e Parë Botërore. Arsyeja që vrasja e mbajtësit të fronit austro-hungarez, Archdukës Franz Ferdinand, ngjarje e ndodhur në Sarajevë.

Rusia dhe Gjermania janë dy vendet që patën umrin më të madh të viktimave në Luftën e Parë Botërore, ku u vranë 1.8 milion rusë dhe 1.7 milion gjermanë. Pas tyre vjen Franca me 1.3 milionë ushtarë të vdekur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re