107 vjet më parë, më 14 prill të vitit 1912, ndodhi tragjedia detare më e madhe në botë, mbytja e Titanikut të famshëm në ujrat e ftohta të Atlantikut, në të parin udhëtim: nga Southamptoni në Angli, drejt Nju Jorkut në SHBA.

Arsyeja e fundosjes së saj tragjike, përjetësuar dhe në filmin me një të njëjtin titull, një tip romance e ndërthurrur me dramën, është volusur tashmë: përplasja me një ajsberg.

Por duket se nuk është kështu.

Kapiteni L.M.Collins, i cili ka përvojë në ujërat e Atlantikut të Veriut ku Titanic u mbyt, thotë se kjo versioni i përplasjes me ajsberg nuk është realist.

Në vitin 2002, Collins publikoi një libër me titull “Mbytja e Titanikut”, ku ofroi tre versione për të cilat besonte se Titaniku u mbyt, ku gjithsesi akulli mbetet si arsye.

“Unë jam i bindur se është e pamundur që anija të përplaset me ajsberg, por Titaniku është viktimë e shtresës akullore të Arktikut. Akulli i Arktikut është një akull shumë i trashë dhe shumë i vështirë në përballje”, tha ai.

Sipas Collins, edhe anijet të tjera të shumta janë mbytur në të njëjtën mënyrë, duke u çarë nga shtresa e akullit.

“Nuk ka prova të besueshme se Titaniku ka goditur ajsbergun”, këmbëngul Collins.

Sipas asaj që shkruan Collins, dy marinarët e ngarkuar me vëzhgimin patën një iluzion optik kur ngatërruan mjergullën me shtresën e akullit

Sipas tij, edhe ligjet e fizikës diktojnë faktin se Titanik nuk goditi asnjë ajsberg.

“Nëse do të kishte ndodhur kjo, anija do të fundosej me minuta e jo me orë”, përfundoi Collins.

Anija kishte rreth 2,200 pasagjerë në bord, ku më shumë se 1,500 sosh humbën jetën në atë tragjedi.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re