Ish-Presidenti amerikan Richard Nixon kishte një këshilltar të quajtur Robert Dickson Crane. Dr. Crane është një nga ekspertët kryesorë politikë të SHBA. Ai mori doktoraturën në drejtësi në 1959. Ai është themeluesi i Qendrës për Qytetërimin dhe Inovacionin në Amerikë. Në vitin 1962, ai ishte bashkëthemelues i Qendrës për Studime Strategjike Ndërkombëtare. Dhe nga viti 1963 deri në 1968, ishte një ish-këshilltar i politikës së jashtme të ish-presidentit Richard Nixon. Në vitin 1969, Nixon e emëroi atë zëvendësdrejtor të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë. Ai është i rrjedhshëm në gjashtë gjuhë.

Pas konvertimit në Islam, në vitin 1980, kur ai e ndryshoi emrin në Faruk Abdul-Hakk, dr. Crane shërbeu si drejtor i departamentit juridik të Këshillit Islamik Amerikan dhe ishte president dhe themelues i Shoqatës së Avokatëve muslimano-amerikanë. Ai ka botuar dhjetë libra dhe pesëdhjetë artikuj profesionalë mbi sistemet juridike krahasuese, strategjinë globale dhe menaxhimin e informacionit.

Dhe për mënyrën sesi kaloi në Islam, ai thotë: “Në vitet ’80 njerëzit në Perëndim u interesuan më shumë për Islamin, jo sepse ishin magjepsur nga Islami, por sepse e panë atë si një kërcënim, kështu që shumë mendimtarë thirrën mbajtjën e seminareve dhe konferencave për këtë temë.

Në vjeshtën e vitit 1980, unë ndoqa një konferencë të tillë, duke dashur të dëgjoja dokumentet dhe studimet mbi Islamin që u prezantuan aty. Në konferencë morën pjesë shumë udhëheqës të mendimit islam, përfshirë dhe të tjerë. Hasan al-Turabi nga Sudani, foli dhe shpjegoi parimet e Islamit disa herë, ashtu siç unë i kisha lexuar për Islamin përmes hulumtimeve të mia.

Pas kësaj, unë e pashë duke u përkulur dhe duke rënë përtokë, duke qenë një kundërshtar i ashpër i këtij lloj adhurimi. Sepse, për mendimin tim, një njeri nuk duhet të përkulet para askujt ose të bjerë në tokë përpara kujtdo, sepse është një fyerje për të dhe njerëzoren e tij. Por e kuptova më vonë që Shejh Hasan al-Turabi e adhuronte Zotin dhe binte në sexhde para Tij dhe jo përpara ndonjë qenie njerëzore, kështu që ndjeva nevojën t’i bëja dhe sexhde Zotit. E bëra këtë dhe pas kësaj pranova Islamin”.

Duke thënë se gjeti përgjigje për pyetje në Islam, ai tha: “Babai im punoi si profesor në Harvard. Ai më mësoi të përpiqem për drejtësi dhe të mbroj atë që është e drejtë dhe të përpiqem gjithmonë të shmang gabimet. Kam kaluar pjesën më të madhe të kohës duke hulumtuar drejtësi para se të bëhem musliman”.

“Në një simpozium në Damask, në të cilin mori pjesë edhe profesor Roger Garodi, e dëgjova atë të kritikojë ashpër kapitalizmin. Ne të dy kishim të njëjtin qëllim, dhe kjo është të mbështesim dhe mbrojmë drejtësinë. Dhe ne të dy jemi përqendruar në çështjen e grumbullimit të pasurisë, sepse interesi për mbledhjen e pasurisë nuk është i drejtë, sepse përfundimisht çon në padrejtësi dhe përhapjen e saj.

Ne kemi vendosur dhe rënë dakord që Islami është zgjidhja e vetme, sepse bazohet në drejtësi dhe promovon drejtësi në vetë qëllimet e Sheriatit, në universalizmin dhe veçoritë e tij, dhe si avokat has në parime që nuk janë produkt i arsyetimit njerëzor.

Dua të theksoj se Perëndimi e ka këtë vlerë, d.m.th. synimet dhe qëllimet, ai i mori nga Lindja, pastaj i zgjeroi ato dhe, në kërkim të fuqisë, e shndërroi atë në një civilizim të madh, dhe kjo fuqi i siguroi atij sundimin e botës. Sidoqoftë, problemi është se kërkimi i drejtësisë nuk është qëllimi në Perëndim. Për shkak të gjithë kësaj, unë fillova të kërkoj drejtësi. Paradoksi është se kur shkova në Universitetin e Harvardit dhe mora një diplomë juridike, qëndrova atje për tre vjet, gjatë së cilës kohë nuk dëgjova kurrë fjalën drejtësi.”

Duke folur për politikën amerikane në përgjithësi, Faruk Abdul-Hakk tha: “Pas skandalit me Watergate, zbulova se nuk mund të ndikoja në mënyrë efektive në politikën amerikane nga brenda. Pashë që e vetmja zgjidhje për të hequr padrejtësinë ishte krijimi i një lëvizjeje intelektuale që do të rivendoste idealet amerikane dhe një trashëgimi që ishte pothuajse e humbur. Këto ideale nuk ishin më të pranishme në Amerikë. Por i gjeta në Islam. Prandaj, unë besoj se rruga për ringjalljen e trashëgimisë amerikane do të jetë përmes Islamit, dhe kjo është ajo për çka kam punuar që kur u konvertova në Islam në 1980.”

I shqetësuar për mbijetesën e Islamit në Amerikë, Dr. Crane ishte një avokat i ndërtimit të një koncepti të ri konceptual midis muslimanëve, dhe veçanërisht midis të rinjve. Ai tha: “Muslimanët, dhe veçanërisht rinia, duhet të kuptojnë botën moderne dhe të gjejnë përgjigje islame për të gjitha problemet që janë në shoqëri. Nga ana tjetër, ne duhet të ndërtojmë dhe zhvillojmë udhëheqje intelektuale midis muslimanëve në të gjitha fushat shkencore. Qëllimi i të dyja këtyre gjërave është forcimi i drejtësisë në botë. Ai e bën Islamin një forcë pozitive për të mirën e të gjithë botës, dhe këto përparësi vlejnë si për Perëndimin ashtu edhe për botën muslimane.”

Dr Faruk Abdul-Hakk ka pikëpamje dhe vështrime të thella mbi problemet themelore dhe sfidat me të cilat përballen muslimanët në botën e sotme. Kur kritikon Perëndimin për pikëpamjen e tij të njëanshme dhe të gabuara mbi Islamin, ai nuk harron të kritikojë disa muslimanë, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim, të cilët nuk i kuptojnë mësimet islame.

“Eshtë e vështirë,” thotë ai, “që perëndimorët të kuptojnë të vërtetën e Islamit, sepse shumë muslimanë që jetojnë në Perëndim nuk e praktikojnë Islamin ose nuk jetojnë në përputhje me mësimet e Islamit”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re