Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar sot me një shkesë Kryetares së Kuvendit për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Ai ka kërkuar Kryetares së Kuvendit ndërtimin e një procesi dialogu transparent midis mazhorancës dhe opozitës.

“Me qëllim që procedura kushtetuese të jetë sa më transparente për publikun dhe dialogu parlamentar ndërmjet palëve të jetë i bazuar në një metodologji dhe kritere të qarta që synojnë arritjen e konsensusit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon ndërtimin e një procesi transparent dhe demokratik për përzgjedhjen e një kandidature dinjitoze për funksionin kushtetues të Avokatit të Popullit, me lehtësimin e kryetares së Kuvendit” – shkruan kreu i grupit parlamentar të PD.

Gazment Bardhi thekson se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shpreh gatishmërinë për t’u përfshirë që sot në një proces parlamentar dialogu midis grupeve parlamentare të PS dhe PD, me lehtësimin e Kryetares së Kuvendit, duke propozuar dhe përcaktuar bashkërisht një procedurë transparente që mundëson gjetjen e konsensusit, duke mirëpërcaktuar rolin e grupit parlamentar të PS dhe rolin e grupit parlamentar të PD në këtë proces të rëndësishëm.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re