Në Partinë Demokratike vijon puna e Komisionit për të përzgjedhur kandidaturat për deputetë brenda afatit të përcaktuar në udhëzimin e Kryesisë së PD.
Anëtarja e Komisionit për vlerësimin e kandidaturave për përfaqësuesve të ardhshëm politik të PD, Enriketa Papa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka përcjellë disa momente të punës intensive të Komisionit për të përzgjedhur kandidaturat brenda afatit të përcaktuar në udhëzimin e Kryesisë së PD.
“Puna e Komisionit per vleresimin e kandidaturave per perfaqesuesit e ardhshem politik te @pdshqiperi vijon me intensitet”– shkruan Papa.