Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) të premten zgjodhi për kandidat të parlamentit të Turqisë Mustafa Şentop, pasi kryeparlamentari aktual Binali Yildirim dha dorëheqje për të garuar si kandidat i kësaj partie për kryebashkiak të Stambollit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 31 mars.
Kush është Mustafa Shentop?
I lindur me 6 gusht 1968 në qytetin perëndimor të Turqisë, Tekirdag, i cili rrjedh nga një familje me prejardhje shqiptare. Shentop është profesor i asociuar, i diplomuar në Shkollën Juridike të Universitetit të Stambollit.
Më vonë ai përfundoi studimet pasuniversitare dhe doktoraturën në Fakultetin Juridik të Universitetit Marmara, ku gjithashtu punoi si bashkëpunëtor kërkimor.
Shentop mban presidencën e Qendrës për Hulumtime Ekonomike dhe Sociale në Stamboll (ESAM). Ai shërbeu si zëvendëskryetar i Partisë AK midis 2012 dhe 2015, deputet i partisë nga Stambolli në qeveritë e 24, 25 dhe 26 dhe ishte kreu i Komitetit Kushtetues të Parlamentit në qeverinë e 26-të. Ai aktualisht shërben si zëvendëskryetar i Parlamentit. Shentop ishte gjithashtu një nga organizatorët e ndryshimeve kushtetuese të vitit të kaluar.
Yıldırım u propozua nga Partia AK si kandidat për kryetar bashkie të Stambollit për zgjedhjet e 31 marsit.
Aktet nënligjore parlamentare tani kërkojnë që partitë të zgjedhin kandidatët e tyre për postin dhe të njoftojnë Këshillin dhe Kryesinë brenda pesë ditëve nga konventa e asamblesë së përgjithshme.
Ai pritet të garojë të dielën për kryeparlamentar, ndërsa në dy raundet e para nevojiten 401 vota nga gjithsej 600. Në rast se zgjedhja shkon në raundin e tretë, nevojitet shumicë e thjeshtë, ose 301 vota.
Kundrakandidatë janë: Engin Altay nga Partia opozitare Republikan Popullore (CHP), ndërsa Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) ka njoftuar se do të mbështesë kandidatin e Partisë AK.
Dy kandidatë të tjerë janë Serpil Kemalbay Pekgozegu nga Demokratike e Popujve (HDP), si dhe Imam Huseyin Filiz nga partia IYI.