Është gjetur se një përzierje e mjaltit dhe kanellës shëron disa lloje sëmundjesh. Mjalti prodhohet në pjesën më të madhe të vendeve në botë. Përdorimi i mjaltit nuk sjell asnjë efekt anësor për çdo lloj sëmundje, transmeton Kosova Post.
Studimet kanë treguar se mjalti, dhe pse është i ëmbël, nëse e marim në dozat e duhura, nuk dëmton as të sëmurët me diabet. Bazuar në hulumtimet e kryera nga shkencëtarët në vendet perëndimore, ja cilat janë disa nga vetitë e mjaltit përzier me kanellën.
-Ndihmon në luftën kundër sëmundjeve të zemrës:
Pergatitet një masë nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, e hani rregullisht më bukë në vend të xhelatinës. Zvogëlon kolesterolin në arteriet dhe ruan pacientin nga sulmi në zemër. Gjithashtu, ata që kanë kaluar një të tillë, nëse e përdorin rregullisht këtë përzierje, janë më të mbrojtur ngë një sulm i dytë. Gjithashtu do të kenë një frymëmarrje më të lehtë dhe zemrën më të fortë.
Në Amerikë dhe Kanada, me këtë përzierje janë trajtuar pacientë, që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve, ( azile ). Mjalti dhe kanella ka bërë të mundur rigjenerimin e arterieve dhe venave, të cilat humbasin fleksibilitetin e tyre tek të moshuarit.
-Lufton Artritin
Cdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, të sëmurët nga artriti duhet të marrin një gotë me ujë të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një lugë të vogël çaji me pluhur kanelle. Nëse merret rregullisht, edhe artriti kronik mund të shërohet. Në një hulumtim të fundit kryer në universitetin e Kopenhages, pacientët e trajtuar me përzierjen e një luge mjaltë me gjysmë luge çaji pluhur kanelle para mëngjesit, u lehtësuan nga dhimbjet e artriritit. Brenda një muaji shumica e  tyre, të cilët nuk mund të ecnin ose kryenin veprimet përreth për shkak të artritit, patën përmirësime të dukshme.
-Lufton infeksionet e fshikëzës:
Merrni dy lugë pluhur kanellë dhe një lugë çaji mjaltë, tretini në një gotë me ujë të vakët dhe pijeni atë çdo ditë. Kjo përzierje shkatërron mikrobet në fshikëz .
-Lufton Kolesterolin:
Dy lugë mjaltë dhe tri lugë kanellë pluhur të përziera në një gotë me ujë ul nivelin e kolesterolit në gjak, nëse merret rregullisht tri herë në ditë.
-Ndihmon të sëmurët me ftohje:
Ata që vuajnë nga ftohje të rënda duhet të marrin një gotë ujë të vakët përzier me një lugë gjelle mjaltë dhe 1/4 lugë pluhur kanelle në ditë, për tre ditë. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të stomakut, gjithashtu lufton dhe ulcerën e stomakut.
– Forcon sistemin imun:
Përdorimi i përditshëm i mjaltit me kanellën forcon  sistemin imun dhe mbron trupin nga sulmet bakteriale dhe virale. Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti ka shumë vitamina dhe përqindje të lartë hekuri. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit forcon rruazat e bardha të gjakut.
-Zgjat jeten:
Një çaj i bërë me mjaltë dhe pluhur kanelle, kur merret rregullisht, mban lëkurën të freskët dhe të rinuar. Forcon organizmin duke bërë të mundur të mos preket nga sëmundje të rënda.
-Lufton dhimbjet e fytit:
Një luge përzierje mjalti dhe pluhur kanelle e marë çdo tre orë shëron tërësisht dhimbjet e fytit.
-Lufton infeksionet e lëkurës:
Aplikimi i mjaltit dhe pluhurit të kanellës në pjesë të barabarta, në pjesët e prekura, shëron ekzemën, qeren dhe të gjitha llojet e tjera të infeksioneve në lëkurë.
-Ndihmon në uljen e mbipeshës:
Përdorimi çdo mëngjes, gjysmë ore para se të hani mëngjesin dhe në darkë para gjumit i nje gote uji të ngrohte me një lugë mjaltë dhe një lugë kanellë, nëse merren rregullisht ndihmojnë në uljen e kileve të tepërta.
-Kundër lodhjes:
Studimet e fundit kanë treguar gjithashtu se përmbajtja e sheqerit tek mjalti është e dobishme për të forcuar trupin. Të moshuarit që marrin mjaltë dhe pluhur kanelle në pjesë të barabarta, janë më vigjilent dhe fleksibël.
Lufton erën e keqe të gojës:
Njerëzit e Amerikës së Jugut përdorin një gargarë, me një lugë çaji mjaltë dhe pluhur kanelle të përziera së bashku në një gotë me ujë të ngrohtë. Gjatë gjithë ditës frymëmarrja mbetet e freskët./Kosova Post/
The post Përzierja e mjaltit me kanellë, ilaç i shumë sëmundjeve! appeared first on .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re