Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuar protestën e studentëve të mjekësisë dhe vendimin e qeverisë për kontratën 5 vjeçare e cila detyron studentët të punojnë në Shqipëri.

Përmes një statusi në Facebook, Vasili shkruan se përmes këtij vendimi, universiteti publik shndërrohet në një “ishull”, ku “aplikohet puna e detyruar komuniste.”

Vasili shkruan se “pesë breza studentësh do të viktimizohen sepse qeveria shkatërron sistemin shëndetësor, vjedh qindra milion euro me koncesione e tendera.”

Postimi i Vasilit:

Studentet e mjeksise perballe ligesise se Qeverise dhe Medias se padrejte !

Viti akademik ne Fakultetin e Mjeksise mjerisht filloi me bojkot dhe protesta per shkak te veprimeve skandaloze te Qeverise.

Protesta e studenteve te mjeksise ka nxjere ne shesh krizen e rende te sistemit shendetesor, pergjegjesine e rende te qeverise dhe mbeshtetjen mediatike qeveritare si promovuese te komunizmit me obskurantist.

Puna e detyruar per studentet e mjeksise eshte sa absurde e skandaloze aq dhe komuniste.

Askush nga qeveria dhe media, qe e mbeshtet kete nisme injorante dhe te ligë, nuk e pohojne turpin qe kjo fake – zgjidhje zgjat vetem pese vjet deri ne 2028 sepse aq e ka percaktuar kohezgjatjen ky ligj i turpshem.

Po si nuk skuqen te gjithe keta kur i bejne reklame nje idiotesie, qe zgjat vetem pese vjet e qe krijon ne universitetin publik nje ishull ku aplikohet puna e detyruar komuniste.

Nderkohe qe dege te tera te Universitetit publik po shkretohen si matematika, fizika, kimia, ku regjistrohen vetem 27 studente kjo qeveri mediokre dhe injorante nuk ka asnje zgjidhje, po shpik te tilla budalleqe vetem per mjeksine se ashtu i urdheron shkollepaku Edi Rama.

Pra pese breza studentesh do te viktimizohen sepse qeveria shkaterron sistemin shendetesor, vjedh qindra milion euro me koncesione e tendera.

Ne te gjithe universitetin publik studentet e mjeksise jane tashme nje komunitet i perndjekur dhe persekutuar me ligj nga qeveria.

Ne vend qe Qeveria te financoje rritjen thelbesore te nivelit te Fakultetit te Mjeksise ne drejtim te infrastruktures, mesimdhenies dhe te çdo elementi tjeter, perkundrazi mungesat ne kete drejtim jane te dukshme dhe nuk garantojne as mjediset, tekstet etj elemente minimalisht te domosdoshme.

Kriza e sistemit shendetesor precipitoi ne menyre katastrofike ne dhjete vjetet e rilindjes ne pushtet, qe e drejtoi sistemin me lloj lloj drejtuesish, te cilet nuk ishin mjeke duke i perbuzur mjeket dhe duke mos i lejuar kurre ata qe te drejtojne Ministrine e Shendetesise.

Mjerisht disa nga mediat shqiptare te vendosura ne krah te qeverise shprazin moralizma te trasha dhe te neveritshme dhe u kerkojne paturpesisht studenteve, qe ata te mendojne per vendin dhe sistemin shendetesor dhe jo qeveria qe ka pergjesine kushtetuese ta beje kete, por ka edhe te gjithe fajin per situaten e rende te krijuar.

Media le te kryqezoje qeverine po ja mbajti per pergjegjesite e renda per shkaterrimin e sistemit.

E per sa kohe qe media nuk ka kellqe ta beje kete, te lere rehat studentet dhe familjet e tyre ne kete beteje te pabarabarte me nje qeveri te lige dhe mafioze.

Mediat shqiptare duhet te ishin te gjitha bashke ne mbrojtjen e kauzes plotesisht te drejte te studenteve, te drejtat e te cileve jane shkelur dhunshem.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re