Ditën e sotme është përkeqësuar gjëndja shëndetësore e tre prej grevistëve në zyrat e Sindikatës të Sektorit Hidrokarbur në Marinzë.
Në Marinzë, 10 anëtarë të Këshillit Sindikal vijojnë grevën e urisë para pesë ditësh.
Ditën e sotme është përkeqësuar gjëndja shëndetësore e tre grevistëve në zyrat e Sindikatës të Sektorit Hidrokarbur në Marinzë.
Vetëm pak minuta më parë mjekët kanë filluar me ambulancë për të monitoruar nga afër gjendjen e tyre.
Të 10 anëtarët e këshillit sindikal kanë shfaqur probleme shëndetësore, si temperaturë, lodhje, marramëndje, e dhimbje koke, ndërsa tre prej tyre kanë marrë dhe injeksione.
Pavarësisht plogështisë në ditën e pestë të grevës së urisë, grevistët janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund plotësimit të kërkesave të tyre të mbështetur edhe nga punonjësit e fushës naftëmbajtëse të cilët vijojnë gjithashtu grevën me bojkot pune./Shqiptarja
