Një shprehje e vjetër thotë, “Kur jeni në Romë, bëni siç bëjnë romanët”. Pra, kur udhëtoni jashtë vendit, duhet të bëni kujdes të respektoni rregullat e atij qyteti. Është e rëndësishme të informoheni për gjërat e ndaluara, në mënyrë që të jeni të sigurt dhe të mos krijoni polemika.

Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni disa rregulla që nuk duhet të shkelni kur udhëtoni jashtë vendit:

1.Bakshishet në Japoni

 

Nuk është e detyrueshme të lini bakshishe në Japoni, madje në disa raste konsiderohet edhe diçka e pasjellshme nëse e bëni. Ata paguhen për çdo shërbim dhe bakshishi i tyre është i vendosur në fund të faturës.

2.Ndarja e faturave në Francë

 

Konsiderohet diçka jo e sofistikuar, kur bëhet fjalë për ndarjen e faturës në Francë. Kjo për shkak se ata nuk duan të flasin fare për para. Sidoqoftë, nëse jeni një grup i madh, me siguri mund të vendosni paraprakisht për ndarjen e faturës.

3.Përshëndetja me dorë në Greqi

 

Për grekët, ekspozimi i dorës është më shumë një fyerje, sesa një përshëndetje. Për ta është si të thuash “unë të refuzoj”.

4.Fotografimi pa marrë leje në Emiratet e Bashkuara Arabe

 

Ky konsiderohet një krim, sipas ligjeve kibernetike të vendit. Mund të dënoheni me burg deri në 6 muaj, sidomos nëse fotot publikohen në rrjetet sociale.

5.Shmangia e radhës në Australi

 

Mos mendoni të kaloni pa radhë nëse ndodheni në Australi dhe Angli, pasi në këto vende respektohet në maksimum radha për të kryer një shërbim./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re