
Taulant Seferi po kalon një moment fantastik te skuadra e Kajserispor, në Ligën e Parë turke.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, shënoi golin e pestë me fanellën e ekipit të ri, në triumfin 0-3 ndaj Erokspor, të vlefshëm për javën e gjashtë.
29-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 68-të, pas një aksioni individual, duke “vulosur” shifrat 0 me 3.
Seferi është pozicionuar në vendin e katërt në listën e golashënuesve me 5 gola, 1 më pak se Rei Manaj, që ndan vendin e parë me ish-sulmuesin e Sitit Iheanaço, i cili gjithashtu ka shënuar 6 gola.
