Lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës dhe në orët e mëngjesit në vendin tonë.

Lëkundje që tashmë janë pothuaj të përditshme, por për fat me një magnitudë të vogël dhe pa shkaktuar asnjë dëm material.

Sipas IGJEUM, në vend vetëm për datën e sotme dhe deri në mëngjes janë regjistruar 5 lëkundje tërmeti.

Lëkundja e fundit sipas IGJEUM është ajo e orës 08:07 me epiqendër në Laç dhe me magnitudë 1.8

Lëkundja me magnitudën më të fortë është ajo e shënuar në orën 07:53 të mëngjesit, me epiqendër 4 kilometra në Jug të Laçit dhe me thellësi 25 km.

Ja tabela me lëkundjet e regjistruara sipas IGJEUM:

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2020/01/termet12.jpg

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re