Skip to content

Pesë mësues me Covid-19 në shkollën “Shefqet Tançi”

Ka shkuar në 5 numri i mësuesve të zyrtarizuar me Covid-19 në shkollën “Shefqet Tançi” në lagjen e re të Bulqizës.

Po ashtu mësohet se ka rezultuar pozitiv edhe një nxënës në shkollën e Çerenecit.

Ndonëse në shkollën “Shefqet Tançi” janë pesë mësues të infektuar, mësimi vijon pa ndërprerje. Burime jo zyrtare thanë se bashkëshorti i njërës prej mësuesve në këtë shkollë vijon të shkoj në punë.