Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë një njoftim për të gjithë abonentët e saj në zonën e Mëzezit. Sipas OSHEE, ditën e nesërme energjia elektrike do të stakohet për 5 orë. Zona e Kasharit, Yrshekut, Katundit të Ri dhe në Allgjatë nuk do të kenë drita nga ora 10:00-15:00. Megjithatë nuk bëhet e ditur arsyeja përse do të ndodhë stakimi i energjisë.

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, 24 qershor. Për shkak të punimeve të planifikuata në një nga fiderat e NST Mëzez, në datën 24 qershor gjatë intervalit kohor 10:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë. Pjesërisht Kashar, Yrshek, Katund i Ri, Allgjatë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re