Pas 5 orësh në Policinë e Shkodrës, lirohet drejtori i Ujësjellësit në Shkodër dhe njëkohësisht nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Arvit Bushati.

Në intervistën e dhënë për mediat paso doli nga ambientet e policisë, Bushati është shprehur se ky është një sulm i hapur politik që kërkon të intimidojë demokratët e Shkodrës.

Ai ka thënë, se ka qenë duke pirë kafe me demokratët dhe kryetarin në detyrë të Bashkisë Shkodër, në momentin kur patrulla ka mbërritur dhe e ka shoqëruar në polici.

Ai ka bërë një pasi ndaj Policisë së Shkodrës për këtë shoqërim që sipas tij ka qenë i paligjshëm.

Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të Bushatit në komisariat, ndërkohë që më herët ai është akuzuar për shitblerje votash së bashku me tre punonjës të tjerë të bashkisë gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 majit.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re