Ëmbëlsirat, të cilat na tërheqin shpesh, përveç shijes infektuese na tërheqin në mënyrë magnetike edhe për shkak të përbërësve që përmirësojnë humorin, duke krijuar në atë mënyrë varësi nga sheqeri, transmeton Kosova Post.
Sheqeri në ëmbëlsirat e blera, nëse konsumohet ne afat të gjatë, ndikon negativisht në shëndetin tonë. Atë mund ta zëvendësojmë me gjëra ushqimore, që përmbajnë sheqer natyral të shëndetshëm, që e shtyjnë dëshirën e rreme për ushqim të ëmbël.
Fiku
Në periudhën e vitit kur fiku nuk është në dispozicion i freskët, mund ta konsumoni në formë të tharë. Përmbajtja e tij përbëhet nga shumë vitamina dhe minerale, nga të cilat më të pranishmet janë magnezi dhe vitamina C. Fiku e pastron metabolizmin, me të cilën gjë i eliminojmë shtresat dhjamore, e përveç kësaj sekreton insulinë që ndikon në nivelin e sheqerit në gjak.
Domatja
Domatja duhet të përdoret për çdo ditë, qoftë në formë të freskët ose të shtypur. Domatja përmban një nivel të lartë të triptofaneve, amoniacide këto që në organizëm shndërrohen në serotoninë, ndërsa një prej mineraleve më të pranishme në të është kromi, kromi e redukton dëshirën për ushqim dhe me sukses e rregullon nivelin e glukozës dhe kolesterolit në organizëm.
Molla
Pema, e cila është më së shumti në dispozicion, shijet e së cilës prej të thartës deri te e ëmbla i plotësojnë nevojat e ndryshme të individëve, është zëvendësim i shkëlqyeshëm i ushqimeve të ëmbla. Molla është e pasur me fibra dhe karbohidrate të shëndetshme, që krijojnë ndjenjën e ngopjes dhe e plotësojnë nevojën e organizmit për ushqim të ëmbël.
Kanella
Erëza nuk do të thotë se mund të përdoret vetëm në ëmbëlsira, duke pasur parasysh se parandalon ndryshimet e shpejta në nivelin e glukozës në organizëm, duke e shtyrë kështu nevojën për ushqim të ëmbël. Kanellën mund ta qitni në sallatë të pemëve, ta përzieni në limonadë ose t’ia qitni biftekut, e në këto mënyra organizmin do ta furnizoni me zëvendësim të shëndetshëm për ushqim të ëmbël.
Patatja e ëmbël
Patatja e ëmbël vetëm para pak vitesh është pranuar si ushqim i shëndetshëm, madje për shkak të shumë mineraleve, indeksit të ulët glikemik dhe shumë fibrave dietale. Falë indeksit të ulët glikemik, kjo patate në organizëm e ngadalëson absorbimin e glukozës, duke e shtyrë për më vonë në atë mënyrë nevojën për ushqim të ëmbël. Pataten e ëmbël mund ta përgatitni si pure, çips ose si përbërës të sallatave të ftohta. Kosova Post.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re