Shqipëria numëron 70 të prekur me koronavirus dhe 2 të vdekur.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli konfirmoi sot edhe gjashtë të prekur të rinj gjatë 24 orëve të fundit në vend duke theksuar se pesë prej tyre janë në Tiranë dhe një është në Fier.

Sa i përket pesë rasteve të reja në Tiranë, dy prej tyre janë persona që kanë patur kontakte me të prekur të mëparshëm, ndërsa është shqetësues fakti se tre raste janë persona që nuk kanë patur kontakte me të prekur të tjerë.

Kjo bën që të rritet numri i vatrave të infeksionit në kryeqytet me 50 të prekur në total duke e bërë Tiranën edhe zonën më të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.

Po ashtu, vatra të nxehta janë Fieri dhe Durrësi me respektivisht me shtatë dhe pesë raste.

Rastet
• Tiranë 50 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 7 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re