Në Berat janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit pesë raste të reja me koronavirus.

Abc News raporton se bëhet fjalë për pesë anëtarë të një familje. Fillimisht është konfirmuar pozitive një 45-vjeçare e cila punon në fasoneri.

Ndërkohë, të infektuar kanë rezultuar edhe familjarët e saj, vjehrri dhe vjehrra, bashkëshorti 53 vjeç dhe vajza 19 vjeçe.

Po ashtu mësohet se janë kryer 87 tamponë në fasonerinë ku punonte dhe asnjë nuk ka rezultuar pozitiv.

Kujtojmë se në vend u konfirmuan sot 77 raste të reja me koronavirus, ndërsa gjatë orëve të fundit humb jetën edhe dy pacientë te Infektivi, duke e çuar në 51 numrin e vīktimave.

/ABCnews

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re