Vendi ka regjistruar sot 108 raste të reja me koronavirus, mes të cilëve pesë persona rezultuan pozitivë në Mirditë.

Mësohet se pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar drejtori i Drejtorisë së Tensionit të Lartë dhe një familje prej katër anëtarësh.

Familja jetonte në Tiranë, por u kthyen në Mirditë për të bërë tamponin, ku pas përgjigjes, rezultuan pozitivë, pasi në kryeqytet nuk kanë mundur të marrin shërbimin.
Që nga fillimi i epidemisë vendi ynë ka regjistruar 5105 persona pozitivë me COVID-19, ku raste aktive janë 2125.

150 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 2830, ku sot lanë spitalin 41 persona./Panorama

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re