Partia Socialiste caktoi deputetët e saj që do të jenë pjesë e Komisionit Parlamentar Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Ne mbledhjen e grupit socialist u vendos që kryetar të jetë Ulsi Manja, ndërsa anëtarë deputetët Vasilika Hysi, Bashkim Fino, Klodiana Ferhati Bushka dhe Alket Hyseni.
Komisioni parlamentar hetimor përbëhet nga 9 deputetë, ku 5 i ka shumica dhe 4 opozita.
Nga opozita ende nuk ka konfirmim nese do te marrin pjese ne komision dhe cilet do te jene emrat qe do t’i bashkangjiten pese deputeteve te PS.
Sot pasdite në orën 17.00 parlamenti ka një seancë të posaçme për këtë çështje.
Me heret, përmes një urdhri, kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi, ndryshoi axhendën e Kuvendit duke spostuar me një orë seancën e ditës së sotme.
Ndryshe nga sa ishte parashikuar, seanca e sotme do të zhvillohet në orën 17:00 dhe pritet që brenda orës 19:30 të ketë përfunduar.