Policia e Durrësit ka arrestuar 5 persona si dhe ka sekuestruar 21 kilogramë kanabis në formën e çokollatës.

 

Pas një hetimi disa mujor policia zhvilloi këtë të enjte operacionin “Vazhdimësia” nga ku u arrestuan në flagrancë shtetasit A.Ç., 53 vjeç, G.K., 38 vjeç, I.K. 50 vjeç, R.K. 25 vjeç, dhe L.Y., 47 vjeç.

 

Sipas policisë këta shtetas gjatë operacionit u kapën në flagrancë pranë stacionit të trenit Lushnjë me nje sasi prej 21 kilogramë kanabis në forme çokollate, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete dhe një sasi parash.

 

Shtetasit e arrestuar akuzohen për veprën penale “Prodhim shitje të narkotikeve, kryer në bashkëpunim” ndërsa po vijon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re