Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka marrë pjesë në një takim virtual me homologët e tij nga Bullgaria, Gjeorgjia, Polonia, Rumania dhe Ukraina, ku u theksua rëndësia e një armëpushimi urgjent në Ukrainë.

Akar tha se takimi ishte shumë produktiv dhe se përveç nevojës së një armëpushimi urgjent, në takim u theksua edhe rëndësia e një zgjidhje diplomatike për krizën dhe urgjenca e evakuimit të sigurt të civilëve.

“Gjatë takimi edhe një herë u theksua rëndësia e bashkëpunimit në ruajtjen e paqes, qetësisë dhe stabilitetit në Detin e Zi, përfshirë asgjësimi i minave detare”, tha ai.

Shefi i mbrojtjes turke po ashtu tha se për shkak të situatës së rënduar humanitare, në takim u theksua edhe nevoja për dërgimin e pandërprerë të ndihmave humanitare, si dhe masat që duhet të ndërmerren për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës në rajon.

Në takimin virtual i pranishëm ishte ministri Akar, ministri bullgar, Dragomir Zakov, ministri polak, Mariusz Błaszczak, ministri rumun, Oleksii Reznikov dhe ministri gjeorgjian, Juansher Burchuladze.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re