Pesë vjet pas bllokimit të parë për shkak të pandemisë Covid-19, disa studime të fundit kanë zbuluar një të vërtetë të re në lidhje me mënyrën se si ky virus u transmetua nga kafshët te njerëzit.
Ndërsa fillimisht u supozua se lakuriqët e natës ishin ndërmjetësuesit kryesorë, tani një numër në rritje i studimeve sugjerojnë se një kafshë tjetër ”rakuni” mund të ketë qenë shkaktar i kalimit të virusit tek njerëzit.
Hipoteza e rakunit dhe lidhja me SARS
Një studim i botuar në revistën shkencore Nature e ka ngritur këtë hipotezë. Shkencëtarët shpjegojnë se rakunët mund të kenë luajtur një rol të ngjashëm me atë të “ndërmjetësit” që mundësoi transmetimin e një virusi te njerëzit edhe gjatë epidemisë së SARS-it në vitin 2002. Edhe atëherë, infeksionet e para ndodhën në Kinë, në provincën Guangdong, dhe rakunët u identifikuan si të përfshirë në kalimin e virusit te njerëzit.
Në të njëjtën mënyrë, shkencëtarët sugjerojnë se Covid-19 mund të ketë kaluar nga një kafshë te njeriu, me një rol të rëndësishëm për rakunët. Pavarësisht se disa teori e lidhin origjinën e virusit me lakuriqët e natës, studimet e fundit po e shqyrtojnë mundësinë që rakunët të jenë “ndërmjetësit” që kanë mundësuar kalimin e virusit. Disa studiues tani po vlerësojnë këtë mundësi, duke sugjeruar se ky mund të ketë qenë një faktor kyç për shpërthimin e pandemisë.

Provat e mundshme dhe studimi mbi rakunet :
Studiuesit kinezë kanë publikuar disa të dhëna gjenomike të marra nga të dhëna të grumbulluara në tregun e Wuhanit në janar 2020. Ata kanë zbuluar ADN mitokondriale të rakunëve në shtupa dhe zona të tjera në treg, përfshirë ato që rezultuan pozitive për SARS-CoV-2. Megjithatë, rezultatet e studimeve nuk konfirmojnë ende se këto kafshë ishin të infektuara me virusin.
Siç shpjegon Kristian Andersen, një biolog evolucionar në Scripps Research, “Rezultatet nuk vërtetojnë që kafshët ishin të infektuara me virusin, por nëse do të ishin, ky është lloji i provave që ne po presim të gjejmë.”
Në këtë mënyrë, studimet aktuale mund të hedhë më shumë dritë mbi rolin e rakunëve si “ndërmjetës” të mundshëm të Covid-19, dhe kjo hipotezë është një zhvillim i rëndësishëm për të kuptuar origjinën dhe transmetimin e pandemisë.
