Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, mbajti sot një konferencë për mediat, nga ku denoncoi se socialistët  po kërkojnë t’u mbyllin gojën demokratëve që nuk shitën votën e tyre dhe që po denoncojnë vjedhjet e votave.

Në videon që Paloka publikoi dëgjohet një person në Dibër i cili thotë se shiti 5 vota 500 mijë lekë.

Paloka thotë se video në fjalë është regjistruar fshehtas nga Lulzim Memamshi, anëtar i PD prej vitesh, i cili ka qenë komisioner në këto zgjedhje.

Sipas Palokës autori i videos është kërcënuar nga disa persona në vendin e punës për publikimin e videos. Për këtë arsye Paloka kërkon mbrojtje publike për Lulzim Memashin.

“Lulzim Memamshi është autor i kësaj video, anëtar i PD prej vitesh ka qenë komisioner në këto zgjedhje. Ai është  në gjendje shumë të vështirë  ekonomike, ka dhe një djalë të sëmurë, e ka lënë bashkëshortja disa muaj më parë. Pas daljes së kësaj video dje në vendin e tij të punë i kanë vajtur dy persona që e kanë kërcënuar. Fjalët kanë qenë çfarë i ke bërë vetes me atë që ke nxjerrë, do ta shohësh çfarë do të bëjmë.  Kërkojnë tu mbyllin gojën atyre që denoncojnë. Jam këtu për ta denoncuar si rast dhe për të marrë në mbrojtje publike Lulzimin”, tha Paloka.

Më tej Paloka i drejtohet kryeministrit Rama, duke e paralajmëruar që mos të luajë, e mos të hakmerret ndaj qytetarëve që nuk pranuan t’i shesin votën.

“Rama mund të bëhet mbret po ta harrojë se mund të luajë me demokratët. Po e paralajmëroj që as mos ta çojë ndërmend që tashi do të hakmerret dhe ndaj atyre që nuk pranuan të shiten”, tha Paloka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko