Në Ditën Kombëtare të Shqipërisë u zhvilluan Kampionati Kombëtar i Peshëngritjes. Kampionati është zhvilluar për të rritur por edhe për të rinjtë të moshës deri në 20 vjeç për meshkuj dhe femra.
Pjesë e këtij konkurrimi ishte edhe ekipi i Tomorit që konkurroj me sportistët e tij madje fitoj edhe medalje.
Peshëngritësi Romeo Filaj është renditur i dyti në peshën 109 kg ndërsa Xhelardo Kasollja renditet i treti në peshën 102 kg nën moshën 20 vjeç.
Ky ishte një sukses për skuadrën nga Berati të drejtuar nga trajneri Pëllumb Balla duke i dhënë një dhuratë të bukur qytetin tonë për festat kombëtare.
Titullin kampion për moshën nën 20 vjeç e ka fituar skuadra private e “Masglass’’ për meshkuj dhe Tirana për femra./Berati.TV