Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë ne fuqi masën e sigurisë ndaj ish zv ministres Rovena Voda dhe sekseres Majlinda Hasani.
Masa ditën e sotme u shqyrtua vetëm për Vodën e Hasanin, ndërsa Për Florida Beun kjo seancë do të mbahet me datë 10 gusht.

Rovena Voda, u vu nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”, pasi kundrejt parave i kishte premtuar një vend pune në Ministrinë e Brënshme ka apeluar vendimin e Shkallës së e cila e la në arrest shtëpie, duke kërkuar që të hetohe në gjendje të lirë. Në ankimimin e kryer përmes avokatëve të saj, Voda pretendon se nuk ka asnjë kusht ligjor për të qenë në masë sigurie, pasi s’ka asnjë rrezik largimi apo prishje të provave. Nga ana tjetër, ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme ka mohuar të ketë ndikuar për të siguruar një vend pune për shtetasen Florida Beu. Edhe kjo e fundit bashkë me Majlinda Hasanin janë ënnë në masë sigurimi “arrest në shtëpi” për të njëjtën akuzë.

” Nuk kam kryer ndonjë shkelje ligjore apo ushtrim ndikimi. Kam respektuar ne mënyrë rigoroze ligjin ne ushtrimin e detyrës. Nuk ekzistojnë kushtet për caktimin e masës. Gjykata e shkalles se pare ka vlerësuar apriori vetëm kërkesën e prokurorisë. Është i gabuar qëndrimi qe rreziku për të shkatërruar provat apo për tu larguar është prezumuar. Ne çdo rast duhet te vërtetohen te gjitha pretendimet e prokurorisë për këto fakte e rrethana”, ka qenë pretendimi i ish zv.ministres së Brendshme.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re