Subscribe

Në Vlorë mungojnë peshkatarët vendas dhe vendin e tyre po e zënë egjiptianët. Muhamedi është njëri prej tyre i cili prej 11 muajsh punon në peshkim në ujërat e Vlorës.

 

Edhe pse i quan kushtet të njëjta me vendin e origjinës, ai është i kënaqur këtu.

 

 

Sipas një peshkatari të vjetër vlonjat, aktualisht në Triport ndodhen rreth 20 peshkatarë nga Egjipti.

 

Vendasit tregojnë se punojnë në kushte të vështira sepse u mungojnë pajisjet, uji i pijshëm, energjia elektrike, por përballen me një çmim shumë të shtrenjtë të karburantit.

 

Mungesa e një kantieri në këtë port peshkimi i detyron ata t’i çojnë anijet për remont në bazën e Pashalimanit duke paguar dhe kosto financiare. Për pasojë, në Triport kanë mbetur vetëm 60 anije peshkimi, nga 120 që ishin më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re