Një herë në një fshat një turist takoi një peshkatar në bregdet.

Peshkatari po bëhej gati të shkonte në shtëpi me peshkun që kish kapur gjatë ditës kur një turist e ndaloi dhe filloi të fliste me të.

Turisti: Sa kohë ju është dashur për të kapur një lloj peshku të tillë?

Peshkatari: Jo shumë gjatë.

Turisti: Atëherë pse nuk qëndruat më shumë të kapnit edhe më shumë?

Peshkatari: Ky peshk i vogël është i mjaftueshëm për të plotësuar nevojën time dhe të familjes sime.

Turisti: Çfarë bëni me pjesën tjetër të kohës tuaj?

Peshkatari: Unë fle vonë, luaj me fëmijët e mi, kaloj kohë me familjen dhe miqtë e mi.

Turisti: Unë kam Master në Biznes nga IIM dhe mund t’ju ndihmoj! Ju duhet të filloni të peshkoni për orë më të gjata çdo ditë, pastaj mund të shisni peshk shtesë në treg dhe me ato para mund të blini një varkë më të madhe.

Peshkatari: Po pastaj?

Turisti: Me një varkë më të madhe mund të kapni më shumë peshk dhe më pas me ato para shtesë mund të blini një varkë edhe më të madhe dhe pastaj varkën e dytë dhe të tretë dhe në këtë mënyrë mund të keni një flotë të tërë anijesh. Më pas ju mund t’i shisni peshkun direkt në fabrikat e përpunimit dhe një ditë mund të hapni fabrikën tuaj. Pastaj mund të zhvendoseni në qytet dhe të drejtoni punën tuaj të re të ndërmarrjes nga atje.

Peshkatari: Sa kohë do të duhet?

Turisti: Njëzet, ndoshta edhe jenë njëzet e pesë vjet…

Peshkatari: Po pastaj?

Turisti: Miku im, kjo është interesante. Kur biznesi juaj bëhet vërtet i madh, atëherë mund të bëni miliona.

Peshkatari: Miliona? Në rregull. Po pastaj?

Turisti: Pas kësaj ju do të jeni në gjendje të dilni në pension, të jetoni në një fshat të vogël afër bregdetit, të flini vonë, të luani me fëmijët tuaj, të kapni disa peshq dhe të kaloni kohë me miqtë dhe familjen tuaj.

Pas kësaj Peshkatari u përgjigj: “Me gjithë respektin e duhur zotëri, por kjo është pikërisht ajo që po bëj tani… Çfarë kuptimi ka të humbas 25 vjet?”

Mësimi:

Gjatë gjithë jetës ne vetëm luftojmë dhe harrojmë të shijojmë lumturinë e vërtetë, jemi në ankth dhe të shqetësuar gjithmonë për të ardhmen sa harrojmë të jetojmë të sotmen. Të jemi të kënaqur me atë që kemi është Çelësi i Lumturisë.

Shpesh njerëzit e harrojnë se të kesh një shtëpi, një familje, dhe të sigurosh mjaftueshëm për t’i ushqyer ato është pasuria më e madhe.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re