Skip to content

“Peshku i madh” i Koresë së Jugut, 25 vjet burg për ish-presidenten

Gjykata e Apelit e Koresë së Jugut vendosi dënimin me burg për ish-presidenten Park Geun-hye me 25 vjet. Ajo u akuzua për një rast korrupsioni që e çoi drejt rrëzimit qeverinë e saj në vitin 2017.

72 milionë dollarë është shuma që ajo së bashku me një mikun e saj akuzohen se abuzuan.

Sipas Reuters, ajo u shpall gjithashtu fajtore për ndërhyrjen në zgjedhjen e kandidatëve për partinë në pushtet në zgjedhjet parlamentare.

Park u bë presidentja e parë e zgjedhur në mënyrë demokratike në Korenë e Jugut, e cila u detyrua të largohej nga pushteti pas akuzave të gjykatës.

Procesi trajtohet si suksesi më i madh i demokracisë dhe drejtësisë në atë vend.

Park ka qenë në burg që nga marsi i vitit të kaluar dhe i ka mohuar të gjitha akuzat.