Korani, kjo specie peshku nga më të vjetrat në botë, po rigjallërohet në liqenin e Ohrit ku ka edhe habitatin e vet. Nëse deri disa vite më parë kishte dy rreziqe kryesore të zhdukjes; ndotjen e liqenit dhe gjuetinë e paligjëshme pa kriter, tani ka vetëm  këtë rrezik të dytë. Por ajo që po bën të shfaqet dhe jep sinjale shpresëdhënse që korani po shtohet në liqenin e Pogradecit është puna e mirë me rasatin e tij. Çelnike Shegani, përgjegjëse e ekonomisë për rritjen e rasatit të koranit dhe Adriatik Dokollari, kryetar I shoqatës së menaxhimit të peshkimit në Pogradec, janë dy personat që po venë dorë e mund në mbrojtjen e koranit. ‘Disa vite më parë ariti një pikë mjaft kritike e gjendjes së peshkut koran në liqenin e Ohrit. Prej dy vitesh gjendja po përmirësohet ndjeshëm’ thonë këta persona që kanë lidhje dhe interesim me mbarështimin e koranit. Një investim I Bankës Botërore në impiantin e rritjes së rasatit të koranit ka ndikuar mjaft. Por edhe kalimi me vetëfinancim I shoqatës së peshkimit në Pogradec.
 
Po bëhen gjithashtu përpjekje të vazhdueshme për të ulur dëmtimin e rëndë të koranit nga përdorimi I rrjetave të papërshtatshme që kapin koranin e vogël. I cili duke u tregëtuar si peshk belushkë po gjuhej gjërësisht. Nuk mund të thuhet se gjithshka është nën kontroll, sepse nga afro 400 peshkatarë që gjuajnë në liqenin e Ohrit, gati gjysma e tyre janë të paliçensuar. Dhe kjo do të thotë se ky takëm I peshkatarëve të paligjshëm nuk respekton as rregulla as norma e afate gjuetie. Dokollari thotë se duke parë shëndoshjen e shtimin e species së koranit në liqen, ka mjaft peshkatarë që po ndërgjegjësohen dhe duke u liçensuar po disiplinojnë vetëvetiu peshkimin e kriteret e tij.

Nga ana tjetër aksionet e shoqatës së peshkatarëve në bashkëpunim me policinë e rendit dhe atë kufitare po japin rezultatet e tyre. Peshku koran po rikthehet dhe duket I kaluar rreziku I zhdukjes së tij. Liqeni I Ohrit dhe peshku koran janë krijuar dhe nuk mund të kuptohen pa njëri-tjetrin. Korani, specie peshku nga më të vjetrat në botë, njihet si endemik, pra si peshk që rritet vetëm në ujrat e liqenit të Ohrit. Ai njihet edhe si peshk antik. Mozaiku I Linit tregon peshkun koran.
 
Duke u afruar në kohë, në vitin 1964 është emetuar një pullë në vlerë 10 lekë  me figurën e peshkut koran. Vlerësimi për këtë specie peshku të rrallë nuk ka munguar asnjëherë. Një arsye e fortë që qeveria gjermane financoi për kanalizimet e ujrave të zeza në Pogradec dhe shmangien e tyre nga derdhja në liqenin e Ohrit ishte që të mbrohej e shpëtohej peshku koran. Përpjekjet e shumta duket se I kanë zgjatur jetën koranit në ujart e liqenit të Ohrit, atje ku ka egzistuar dhe krijoi legjendën e tij ndoshta prej miliona vitesh.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re