“Peshqit e medhenj” jane vene serish ne qender te vemendjes se partnereve tane nderkombetare, teksa kerkohet qe drejtesia te beje denime model per te korruptuarit e niveleve te larta!

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka mbajtur një deklaratë të fortë në Konferencën e nivelit të lartë për Luftën ndaj Korrupsionit.

Duke folur pas ministres së Drejtësisë Gjonaj dhe kreut të GRECO, Soreca deklaroi se korrupsioni në Shqipëri është i shtrirë dhe në nivel shqetësues për vendet e BE-së.

“Për të arritur bindjen e publikut dhe partnerëve, duhet dënime të formës së prerë të zyrtarëve të nivelit të lartë që kanë abuzuar dhe janë korruptuar në detyrë”, tha ambasadori i BE-së në Tiranë.

“Shqipëria ka mjaft punë për të bërë në luftën ndaj korrupsionit, kemi parë dënime për zyrtarë të nivelit të ulët e të mesëm.

Më shumë se 286 magjistratë që kanë kaluar vettingun 62% janë larguar se nuk justifikonin pasurinë.

Vettingu është i rëndësishëm për të marrë besimin e publikut, kemi parë përparime në krijimin e disa institucioneve si SPAK.

Situata e korrupsionit vijon të mbetet i shtrirë dhe shqetësim për vendet anëtare të BE ndaj kërkon përpjekje dhe dënime të formës së prerë për zyrtar të nivelit të larteë që është mjaft e ulët.

Këto dënime duhet të jenë model për shoqërinë që të besojnë të drejtësi. Ndaj presim nga Spak të bëjë punën e tij”, tha Soreca

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re