Presidenti i Republikës,. Bajram Begaj priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunimnë Evropë (OSBE), Z. Feridun Sinirlioğlu.

Presidenti Begaj theksoi se vlerat që na bëjnë bashkë në organizatë janë respektimi i të drejtave themelore të njeriut, demokracisë dhe lirisë së shprehjes. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin që OSBE-ja ka për paqen dhe sigurinë.

Gjithashtu, Presidenti Begaj vlerësoi punën e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, e cila për më shumë se tre dekada, ka sjellë ndryshime thelbësore në proceset e demokratizimit të vendit, reformave ligjore, sundimit të ligjit dhe funksionimit të shtetit të së drejtës bazuar në vlerat e lirisë.

Në kontekstin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, Presidenti i Republikës vlerësoi rolin që OSBE-ja ka dhënë nëpërmjet misionit vëzhgues të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), duke theksuar, gjithashtu, edhe mirënjohjen për asistencën e dhënë përgjatë gjithë proceseve zgjedhore në Shqipëri përmes vëzhgimit dhe rekomandimeve të reformës elektorale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko